Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovës po e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës

22 janar 2025 | 21:53

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për deputet, Uran Ismaili, në emisionin “Debat Plus”, në Rtv Dukagjini, ka thënë se PDK-ja ka mbështetje më të madhe në këto zgjedhje se sa në vitin 2014 kur PDK-ja kishte arritur që t’i siguroj 220 mijë vota.

Ismaili thotë se arsyeja e kësaj mbështetjeje është thirrja reale që PDK-ja ka për vendin, pra që Kosova mundet ma mirë.

“Mendoj se ka disa të vërteta dhe e vërteta është se tani unë mund të flas për PDK-në sepse në tubimet e partive të tjera nuk kam qenë. Në tubimet e PDK-së, mund t’ju them që, edhe nga përvoja personale që kam  bërë, sepse gati në secilat zgjedhje kam garuar, kështu që e di që ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Në kuptimin e ngjashmërisë, mendoj në 2014-tën, atëherë kur i kemi marrë 220 mijë vota, mendoj që qajo është krahasimi më real që e kemi, entuziazmi është i tillë. Njerëzit që mua më bjen me Bedriun me shku në vende të ndryshme edhe më bjen me u shtëtit si me thënë prej pozicionit A në pozicionin B, pa qenë fushata, ai e ka pasur si me thënë si një lloj kërshërie te njerëz, për shkak të punës së tij, angazhimit, sot ka tejkalu ajo, pra nuk është ajo kërshëria veç me e njoftë, sot njerëzit e kanë parë për një kohë të gjatë, e kanë parë disksursin, e kanë parë diskursin e tij. Mendoj se sot në realitet ka një entuziazëm për me u taku me të, pra ka kaluar nga ajo ideja e kërshërisë që ta dëgjoj, e të kuptoj kush është e çka është, ka kaluar në fazën ku njerëzit duan ta shohin, duan ta shohin fushatën e kështu me radhë. Ka një angazhim vetanak me ardhë në tubime, njo një angazhim të tërë të mobilizimeve, por ka një angazhim vetanak të njerëzve me ardhë në tubime me qenë pjesmarrës në tubime, me qenë pjesëmarrës të këtij udhëtimi që Kosova mundet me u bë ma mirë. Mendoj që ka të bëj që është një thirrje pozitive edhe njerëzit po përgjijgen në një thirrje pozitive, njerëzit kanë nevojë me e pa një optimizëm, kanë nevojë me besu edhe besojnë te një ofertë që besoj është reale. Edhe besoj se të gjitha këto kombinime të faktorëve që e kanë rritur entuziazmin dhe përkrahjen, sepse është e rëndësishme me u kuptua edhe kjo. Entuziazmi mundet me u rrit por ti me mundesh me mbet në bazën tënde. Pra njerëzit kanë mundur ata që kanë qenë që të kanë përkrah dhe të kanë votuar, tash kanë filluar me të ardhur edhe në tubim. Por në rastin tonë, ka dy faktorë që janë shumë të rëndësishëm. E para janë njerëzit të cilët e kanë konsideruar që në tri javët e fundit që kam mundësi reale me e votua PDK-në, pra qaj tavan është rritur jashtëzakonisht shumë si dhe tavani që njerëzit kanë vendosur me e votua PDK-në po ashtu është rritur jashtëzakonisht shumë.  Po flas mbi bazën e matjeve të analizave tona të cilat natyrisht janë për organizimin tonë të brendhsëm”, u shpreh Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë…