Ismaili, qytetarëve: Mos humbni kohë, bëhuni pjesë e ekipit të Bedri Hamzës

23 tetor 2024 | 12:12

Ish-deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK), Besa Ismaili, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e ekipit të Bedri Hamzës, kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Ajo ka thënë se qeveria Kurti ka krijuar paqartësi, padrejtësi dhe huti tek qytetarët.

“Qeveria e keqe e shkërrmoçë njeriun e mirë. Një qeveri e keqe jo vetëm që nxjerrë njerëz të keqinjë në skenë, por nxjerrë edhe më të keqen tek njerëzit.  Sepse krijon: huti, paqartësi, padrejtësi dhe frustrime. Qeveria e keqe humb më shumë sesa resurset, kohën. Ajo na e harxhion kohën, jetën. Kot. E çfarë kanë njerëzit më të vlefshme sesa kohën?  Çfarë ka Kosova më të vlefshme sesa njerëzit dhe kohën e tyre? Një qeveri e mirë vendos struktura dhe procese të mira, ofron instrumente që ua mundësojnë njerëzve sukseset.  Njerëz  të mirë të Kosovës, mos humbni kohë, bëhuni pjesë e ekipit të Bedri Hamza kandidatit të Partia Demokratike e Kosovës – PDK për kryeministër dhe qeverisje të mirë!”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati mbi kombësinë e shtetet Kosovë e Shqipëri është bërë…