Ismaili reagon për mosvaksinimin e qytetarëve të dielën: Ministri Vitia të jap përgjegjësi

23 maj 2021 | 16:03

Në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë kësaj të diele nuk është vaksinuar asnjë qytetar për shkak të pushimit.

Me këtë rast, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,  ka reaguar për mosvaksinimin e qytetarëve, duke thënë se  për këtë dështim ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të jap përgjegjësi ose të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët.

“Për besë, e tmerrshme. Të mos arrihet organizimi i një orari me ndërrime për vaksinim, në mënyrë që ky proces të mos ndalet për asnjë ditë, është mungesë e aftësive menaxheriale dhe moskokëçarje ndaj shëndetit të qytetarëve dhe ndaj ekonomisë së vendit. Në njërën anë i shtrëngojnë masat, e në anën tjetër pushojnë. Përderisa Kosova është vendi i vetëm që ka vaksinuar më së paku, për shkak se ende nuk ka siguruar blerjen e vaksinave, e kur edhe ato pak vaksina donacion që kemi – nuk u jepen qytetarëve të dielave, me arsyetimin se është ditë pushimi, është e pafalshme. Për këtë dështim, ministri Arben Vitia ose duhet të japë përgjegjësi vetë, ose duhet të kërkojë përgjegjësi nga të tjerët. Fshehja në kohë krize nuk është zgjidhje”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme,…