Ismaili: ‘Rimëkëmbja e Shëndetësisë’, do të shtohet personeli në të gjitha QKMF-të e Kosovës
09 shkurt 2021
| 11:48
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se programi “Rimëkëmbja e Shëndetësisë” do ta shtojë personelin në të gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare në Kosovë.
“Vizitë falënderuese stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë që po bën një punë të jashtëzakonshme në përballje me pandeminë. Rimëkëmbja e Shëndetësisë do të shtoj personelin në të gjitha QKMF-të në Kosovë, për të siguruar mjekë dhe infermierë për çdo familje në vend”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.