Ismaili ripërsërit: Do të rritën pagat për punëtorët shëndetësorë
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se do të rritën pagat për punëtorët shëndetësorë.
Ismaili ka thënë se mjekët do të kenë paga të dinjitetshme.
“Edhe një herë, për të gjithë ata të cilët dyshojnë, nuk dëshirojnë të kuptojnë, apo qëllimisht po e përdorin këtë situatë për përfitime politike: Pagat për profesionistët shëndetësorë po i rrisim. Mjekët tanë do të kenë trajtim dhe paga të dinjitetshme. Projektligji që garanton këtë rritje do të kalojë së bashku me buxhetin brenda pak ditësh”.
“Unë u bëj thirrje të gjithë deputetëve, të të gjitha partive, në veçanti atyre opozitare, që në vend se të flasin kundër rritjes së pagave për mjekët, të organizohen dhe ta përkrahin këtë projektligj në Kuvendin e Kosovës. I kuptoj lojërat politike, mirëpo mjaft është bërë politikë me mjekët. Tani është koha që të punojmë për ta!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/uismaili/photos/a.160392771225292/337002293564338/?type=3&theater