Ismaili: Rritja e pagave ndalon migrimin e mjekëve

08 dhjetor 2019 | 12:59

Ligji për pagat tashmë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

Kundër këtij vendimi kanë dal sindikatat e punëtorëve shëndetësorë, policisë dhe mësimdhënësve.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se i gjithë personeli shëndetësor pret që në fund të dhjetorit të marrin pagat me rritje.

Ai ka thënë se vendimi i Avokatit të Popullit për dërgimin e këtij ligji në Kushtetuese ka zhgënjyer punëtorët shëndetësorë të cilët edhe ashtu po ikin nga vendi.

Sipas tij rritja e pagave do të ndikonte në ndaljen e migrimit të mjekëve dhe infermierëve.

“Gjithë personeli shëndetësor, por edhe unë kemi pritur që dhjetori të jetë një lajm të mirë i pritur me shumë vite. Punëtorët shëndetësorë janë ata që së bashku me ne janë duke e këndellur gjithë sektorin e shëndetësisë dhe është e domosdoshme që pagat t’i kenë më rritje. Kështu do të ndalen migrimet e tyre në shtetet e huaja si dhe pacientët mos të kërkojnë shërbime në klinika privat ku janë më të shtrenjta. Është një zhgënjim që po zvarritët”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.

Ismaili nuk ka paragjykuar se cili mund të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ka kërkuar që një vendim duhet të merret sa më shpejt dhe të fillon implementimi i këtij ligji, pasi edhe buxheti ekziston.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Titulli kampion në Formula 2 në vitin 2020 dhe një…