Ismaili: Së shpejti do t’u bartim kompetencat Odave të Mjekëve
23 janar 2018
| 22:19
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, mori pjesë në tre vjetorin e themelimit të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor të Kosovës.
Ai ka thënë se kjo odë është model i një storie suksesi në zhvillimin e komunitetit mjekësor dhe marrjen e përgjegjësive.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës është model i një storie suksesi në zhvillimin e komunitetit mjekësor dhe marrjen e përgjegjësive si Odë. Së shpejti do të bartim kompetencat edhe në Odat tjera për të vazhduar reformat shëndetësore të cilat i kemi nisur?. Urime”, ka shkruar Ismaili në profilin e vet në “Facebook”.