Ismaili: Shumë shpejt do të vendoset në QKUK aparati për angiografi

03 korrik 2018 | 15:31

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se shumë shpejt do të vendoset në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare aparati për angiografi.

“Sot vizitova hapësirën ku do të vendoset aparati për angiografi, projekt që do të përfundojë shumë shpejt. Për vite me radhë ky projekt kishte ngecur, dhe pajisja e blerë ende nuk ka ardhur në Kosovë. Me zgjidhjen e këtij problemi do t’i kursejmë miliona euro për pacientët tanë dhe do të ofrojmë shërbime në çdo kohë, 24/7.

“Ky aparat do të mundësojë ofrimin e shërbimeve për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. Po e bëjmë edhe një hap para për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për qytetarët tanë. Të gjitha punët do të përfundojnë shumë shpejt dhe kjo pajisje do të vihet në shërbim të pacientëve”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 3 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: indoorImage may contain: indoorImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: indoorImage may contain: one or more people and people standingImage may contain: screenImage may contain: 1 person, standing and shoesImage may contain: 1 person, standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur të gjithë prisnin shkarkimin e Joachim Lowit, “Sport Bild”…