Ismaili: Sigurimet shëndetësore, në vitin 2019
06 dhjetor 2018
| 11:52
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se në vitin 2019 do të përfundojnë punët për fillimin e sigurimeve shëndetësore.
Ai ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të aplikimit të sigurimeve shëndetësore, qytetarët do të furnizohen me barna jashtëspitalore.
“Shërbimet shëndetësore të cilat do ti marrin në gjashtë mujorin e parë janë barnat jashtëspitalore”, ka thënë Ismaili, duke u përgjigjur në pyetjen parlamentare të deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba.
/Epoka e re/