Ismaili: Sivjet do të bëjmë dyfishimin e inspektorëve shëndetësorë
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të bëhet dyfishimi i inspektorëve shëndetësorë.
Ismaili ka thënë se këtë vit do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë fuqizimit të rolit dhe ngritjes së kapaciteteve të Inspektoratit.
Sipas tij, kjo do të ndikojë që të mos ndodhin parregullsi që dëmtojnë qytetarët tanë
“Roli i Inspektoratit do të fuqizohet këtë vit. Kapacitetet do të ngritën. Do të kemi dyfishimin e inspektorëve shëndetësor”, ka thënë Ismaili gjatë raportimit në Komisionin Shëndetësor.
Më tutje, Ismaili ka folur edhe për rastin e mjekut i cili dyshiohet se ka kryer abortin e të miturës nga Drenasi.
“Ambulantes së gjinekologut Fehmi Ahmeti, që ka qenë i dyshuar për kryerje aborti i ka skaduar licenca. Vetë doktori ka pasur licencë, por licenca për intervenime jepet tek institucioni privat”, ka thënë Ismaili.