Ismaili: Suksese nxënësve në provimin pranues, do t’i rrisim pagat për mjekët
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u ka uruar suksese nxënësve në provimin pranues në Fakultetin e Mjekësisë.
Ai ka thënë se kushtet për mjekët do të përmirësohen, qysh nga rritja r pagave e deri të infrastruktura.
“Suksese për të gjithë nxënësit që i janë nënshtruar sot provimit pranues në Fakultetin e Mjekësisë. Kjo është një ditë e veçantë për ta, të ardhmen e tyre dhe të sektorit shëndetësor në Kosovë. Ambicia dhe vullneti i madh i tyre që t’u shërbejnë qytetarëve të Kosovës në momentet e tyre më të vështira, është motivi ynë që sot të punojmë edhe më shumë për përmirësimin e kushteve për ta. Rritja e pagave për mjekët në nivel të dinjitetshëm do të jetë vetëm fillimi i reformës tonë në shëndetësi. Së bashku me mjekët tanë të rinj do ta bëjmë shëndetësinë që duam”, ka shkruar Ismaili në profilin e vet në “Facebook”.