Ismaili takon mjekët shqiptarë në Kroaci, i fton që të kontribuojnë në Kosovë
26 shkurt 2018
| 19:25
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë vizitës së tij zyrtare në Zagreb, ka takuar mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Ismaili përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
Ai ka treguar se mjekët shqiptarë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në Kosovë dhe këtë pritet ta bëjnë së shpejti.
“Në Zagreb takova mjekët shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Të gatshëm dhe të motivuar për të dhënë kontributin e tyre edhe për shëndetësinë kosovare, shkëmbyem idetë se cilat janë format më të mira për ta bërë këtë. Ata patën propozime dhe iniciativa shumë interesante. Bashkë u ndamë me një përshëndetje që së shpejti të shihemi në Kosovë”, ka thënë Ismaili.