Ismaili thotë se kanë nisur ta kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar pajisjen e re të VATS-it dhe bronkoskopin në Kirurgjinë Torakale në QKUK.
Ismaili ka thënë se kjo pajisje do ta rritë më shumë sigurinë e pacientëve gjatë operacioneve kirurgjikale.
“Sot në Kirurgjinë Torakale përuruam pajisjen e re të VATS-it dhe Bronkoskopin që bashkë kapin vlerën e 74 mijë eurove. VATS-i i ri do të rritë shumë sigurinë e pacientit në operacione dhe do të mundësojë rehabilitim më të shpejtë të tij. Meqenëse operimet e tilla jashtë vendit sillen nga 25 deri në 40 mijë euro, ne kemi bërë një ndërhyrje që direkt prekë jetën e pacientëve dhe buxhetin e familjeve. Duke luftuar korrupsionin ne kemi nisur të kthejmë shpresën dhe besimin e qytetarëve në sistemin tonë shëndetësor”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/