Ismaili: Shumë shpejt do të vijë kontingjenti i parë me shtretër të rinj
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë që do të vendosen nëpër klinika.
“Disa nga këta shtretër të cilët po i shihni në këto fotografi në QKUK, janë nga viti 1983. Fatkeqësisht për vite me radhë qytetarët tanë janë ballafaquar me këso lloj kushtesh nëpër disa klinika. Por ashtu siç po u vjen fundi shumë parregullsive të tjera, edhe gjendjen me shtretër do ta rregullojmë. Shpejt do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë, për qëndrim të qytetarëve tanë. E dimë që kemi ende sfida, por një nga një do t’i trajtojmë për një sistem shëndetësor cilësor me qendër qytetarin”, ka shkruar ministri Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/