Ismaili tregon matjet e PDK-së: Ky është përceptimi i qytetarëve
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka zbardhur mbrëmë disa prej matjeve që i ka bërë partia ku ai merr pjesë.
Sipas tij, më shumë se 50% e qytetarëve të Kosovës janë të pakënaqur me rrugën në të cilën po ec vendi, si pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti.
Prandaj, ai shprehet se shumica e qytetarëve besojnë se Kosova është në rrugë të gabuar.
“Shumica. Dikush e ka stangimin ekonomik, dikush i ka çmimet e larta. Mbi 50%, shumë më shumë se 50 për qind janë të pakënaqur me rrugën ku po shkon shteti i Kosovës që tregon se kujdestari që i është dhënë besimi për me pas një rrugë të drejtë, e ka një notë të pamjaftueshme”, ka theksuar ai në Debat Plus.
Duke u shprehur se Qeveria Kurti mbetet me më së paku suksese nga të gjitha qeveritë deri më tash, ai po ashtu përmendi aferën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Mes tjerash, ai foli edhe për aferën “Zdravo” ku implikon shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
“Kusari ka mundur vetëm me një kërkim falje dhe me u harru, po të ishin vetëm këto. Por, kjo është çështje më serioze”, tha Ismaili.