Ismaili tregon se kur do të ndërtohet Spitali i Prishtinës
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për projektin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.
Ai ka thënë emisionin “Pressing” se ka kërkuar që të bëhet një studim, nga një kompani ndërkombëtare, për të vlerësuar se çfarë spitali i duhet kryeqytetit të Kosovës.
“ Një kompani ndërkombëtarë do të vijë ta shoh situatën në Kosovë. Do t’i shoh shërbimet që janë, qytetin, popullatën, vendin, dhe na japin një propozim”, ka thënë Ismaili.
Ai ka treguar se Ministria që e drejton është marrë vesh me Komunën e Prishtinës që lokacionin për ndërtimin e Spitalit ta gjejë kjo e fundit.
“Ne duhet këtë vit ta gjejmë lokacionin, këtë vit ta marrim kompaninë, ta bëjmë studimin. Viti 2019 duhet të na gjejë me një dokument dhe buxhet, ta dimë saktë çka po fillojmë të ndërtojmë dhe çfarë shërbimesh nesër mund të presë qytetari i Prishtinës aty”, ka përfunduar Ismaili.