Ismaili u dërgon letër asamblistëve të Prishtinës, kjo është arsyeja

09 gusht 2021 | 12:34

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë me dije se u ka dërguar një letër të gjithë asamblistëve të kryeqytetit, nëpërmjet të së cilës ka kërkuar që mos ta miratojnë Planin Zhvillimor Komunal të Prishtinës.

“Plani Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë. Ky është dokument që, përveç tjerash, parasheh hapësirat ku do të ndërtohen çerdhet, shkollat, ambulancat, parqet, dhe në cilin drejtim e në çfarë mënyre do të organizohen infrastruktura, lagjet tona, pronat e qytetarëve dhe industria e ndërtimit”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ismailit:

E ardhmja e qytetit nuk duhet të vendoset në fund të mandatit. Qeverisja e ardhshme e Prishtinës, cilado qoftë ajo, nuk mund të humbë edhe katër vite duke u ankuar për planet që i kishte gjetur nga administrata e kaluar.

Sot u kam dërguar letër të gjithë asamblistëve të Prishtinës, pa dallim partie, përmes së cilës kam kërkuar ta ndalojmë miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës.

Plani Zhvillimor Komunal është dokument shumë i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë. Ky është dokument që, përveç tjerash, parasheh hapësirat ku do të ndërtohen çerdhet, shkollat, ambulancat, parqet, dhe në cilin drejtim e në çfarë mënyre do të organizohen infrastruktura, lagjet tona, pronat e qytetarëve dhe industria e ndërtimit.

Unë besoj që është qëllim i përbashkët i yni që Prishtinën ta bëjmë qytet më të jetueshëm, më të lumtur, e më të zhvilluar. Prandaj ju lus që të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë planin i cili përcakton tetë vitet e ardhshme të Prishtinës.

Prishtina na bashkon ??

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Lionel Messi po mban në tensionin opionin…