Ismajili: Nuk jam penduar që kam zgjedhur Shqipërinë
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli në konferencë për shtyp para medieve duke folur për dy ndeshjet eliminatore, që e presin Shqipërinë, në qershor.
Ai është shfaqur me shumë besim për të marrë pikë ndaj Islandës dhe për kualifikimin. “E njoh shumë mirë futbollin dhe e kam detyrim të shohë lojtarët kundërshtarë. Islanda nuk është siç ka qenë dhe ne kemi shpresat tona për të marrë pikë. Për mua nuk ka problem mund të luaj dhe me tre mbrojtës. Unë besoj se nëse marrin tre pikë me Islandën ka shumë gjasa të kualifikohemi. Mund të mundim dhe Moldavinë dhe kemi gjasa për kualifikim. Do të shkojmë për fitore aty”, ka thënë Ismajli, të cilit nuk i ka pëlqyer shumë pyetja se a është penduar që e ka zgjedhur Shqipërinë. “Nuk e di pse ma bëjnë këtë pyetje. Unë jam i lumtur këtu. Ishalla ata kualifikohen dhe ne do të rikthehemi dhe do ta kalojmë shpejt ngërçin. Nuk jam penduar për këtë zgjedhje”, ka shtuar ai.
Mbrojtësi Ismajli ka konfirmuar se ka pasur interesim nga skuadrat të tjera, por që tash është i fokusuar në ekipin kombëtar.