Ismajli falënderon mbështetësit e PDK-së: Angazhimi juaj është forca jonë për të zbatuar misionin e PDK-së

10 shkurt 2025 | 17:07

Drejtori Ekzekutiv i PDK-së, Naim Ismajli ka falënderuar mbështetësit e PDK-së për votën e tyre dhe përkushtim. Ismajli këtë falënderim e ka bërë pas publikimit të rezultateve preliminare, ku PDK-ja ka marrë mbi 200 mij vota.
Falënderimi i plotë i Ismajlit:

Të dashur qytetarë, aktivistë, anëtarë, shtab zgjedhor, simpatizantë, vëzhgues dhe komisionerë të PDK-së,
Me mirënjohje të thellë dhe respekt të jashtëzakonshëm, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin që i dhatë PDK-së në këto zgjedhje. Falë përkushtimit tuaj, kemi arritur të rrisim mbështetjen me mbi 200,000 vota, sipas rezultateve preliminare.
Sot, Kosova dëshmoi edhe një herë se demokracia është e pathyeshme dhe se zëri i qytetarëve është më i fuqishëm se çdo përpjekje për të instaluar autoritarizmin. Prej sot e tutje, Kosova mundet më mirë!
Ky rezultat është meritë e secilit prej jush, të cilët punuat me përkushtim e guxim për të mbrojtur vlerat demokratike dhe të ardhmen e vendit tonë. Angazhimi juaj është forca jonë për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe përparimit.
Faleminderit nga zemra!
Me respekt,
Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije në…