Ismajli gjithnjë e më pranë Napolit, arrihet një marrëveshje paraprake

29 nëntor 2024 | 15:43

Ardian Ismajli mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve në Serie A, me mediat italiane që përpiqen të zbulojnë të ardhmen e qendërmbrojtësit kuqezi. Il Mattino shkruan se Ismajli është gjithnjë e më pranë Napolit, por ndryshe nga se flitej jo në janar, por në fund të këtij sezoni.

Manna, Drejtori Sportiv i Napolit, ka biseduar personalisht me Ismajlin duke marrë pëlqimin e këtij të fundit. Nga ana tjetër, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Corsi-n, presidentin e Empolit.

Palët me sa duket kanë gjetur një kompromis në distancë për të mos e marrë Ismajlin që në janar, në mënyrë që Empoli të ketë më shumë shanse për të mbijetuar në Serie A. Kjo marrëveshje i shkon përshtat edhe De Laurentiis pasi në fund të sezonit do ta marrte falas Ismajlin, ashtu siç bëri vite më parë me Hysajn.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazmi Beqiri Republika e Maqedonisë së Veriut sikur nuk dëshiron…