Ismajli i ofron mbështetje stacionit policor në Shtime
26 shkurt 2019
| 13:48
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur të martën në takim komandanten e stacionit policor në Shtime, togeren Feime Bajrami, dhe rreshterët Nexhmedin Ahmeti dhe Skender Ramusa.
Kryetari Ismajli ka falënderuar drejtuesit e stacionin policor në Shtime për bashkëpunimin, dhe u ka ofruar mbështetje e përkrahje institucionale togeres Feime Bajrami, që Komuna e Shtimes të vazhdon në ruajtjen dhe sigurinë në vend.
Ndërsa togere Feime Bajrami ka falënderuar kryetarin Ismajli për pritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Ajo është zotuar se bashkëpunimi në mes të stacionit policor në Shtime dhe Komunës së Shtimes do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të ruajtur sigurinë publike.