Ismajli: Ja si e ndala Ibrahimoviqin

15 shkurt 2021 | 11:46

Debutimi në Serinë A po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Ardian Ismajli me Spezian arritën që t’i shkaktojnë Milanit humbje në transfertë (krahas Interit) që mungonte prej më shumë se një viti, që nga nëntori 2019.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të, mbrojtësi i Kombëtares ishte perfekt në çdo ndërhyrje duke detyruar që Ibrahimoviq të mos bënte asnjë gjuajtje në kuadrat.

Për “Panorama Sport”, Ismajli ka komentuar fitoren ndaj Milanit, mënyrën e lojës dhe përgatitjen për ndeshjen me kryesuesit e kampionatit. Ndër të tjera, 24-vjeçari komenton edhe shortin e Kombëtares. Për shqiptarin, sfida ka qenë speciale. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se ka pasur skautë nga Dortmund e Marsejë që kanë mbajtur shënime për lojën e tij.

Mbrojtësi është në edicionin e tij të parë në Serinë A dhe emocionet janë të mëdha. “Jam në vitin tim të parë në Serinë A dhe për mua jo vetëm kjo fitore ndaj Milanit, por çdo ndeshje që zhvilloj, është me emocione të mëdha. Sigurisht, që sfida si kjo me skuadra të mëdha, janë speciale dhe është mrekulli të dalësh me tri pikë”, ka thënë fillimisht për gazetën qendërmbrojtësi i Spezias.

Për qendërmbrojtësin e Kombëtares, kjo ishte ndeshja e gjashtë në Serinë A dhe e treta të cilën e nisi si titullar. Përballë kishte një “bishë” si Zlatan Ibrahimoviq, por ia doli.

“Ishte shumë e vështirë. Ibra është një lojtar klasi, ka forcë, ka cilësi, ka përdorim topi si dhe ka zgjuarsi në leximin e lojës, ndaj sfida përballë tij ishte shumë e vështirë. Në fakt, patëm disa momente diskutimi për episode të caktuara të ndeshjes, por asgjë përtej normave të profesionalizmit ku secili prej nesh shprehte pretendimet e veta për rastin në fjalë. Ne në çdo ndeshje futemi me presing maksimal, për të mos lënë asnjë ekip të na rrez ikojë. Këtë na kërkoi trajneri dhe ndaj Milanit, fituam dhe na falënderoi të gjithëve”, ka thënë Ismajli për “Panorama Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në…