
Ismajli kthehet në fundjavë kundër Atalantës
21 shkurt 2025
| 12:54
Ardian Ismajli ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Empolit, kundër Milanit dhe Udineses, takime që skuadra toskane i ka humbur të dyja.
Mbrojtësi la fushën e lojës në minutën e 60-të, në duelin kundër Juventusit më 2 shkurt, për shkak të problemeve muskulore. Ky ishte dëmtimi i parë që Ismajli ka hasur që nga fillimi i sezonit, duke luajtur në total 23 ndeshje në Serinë A, nga 25 që janë zhvilluar gjithsej.
Sipas raportimeve nga Italia, të gjithë tek Empoli i kanë sytë nga Ismajli sepse ai është një pikë e rëndësishme në mbrojtje. Siç thuhet, 28-vjeçari mund të jetë në dispozicion të trajnerit këtë fundjavë, ku Empoli do të presë në shtëpi Atalantën e Gjimshitit.