
Ismajli kthehet nga lëndimi, gati për Juven
26 shkurt 2025
| 13:50
Ardian Ismajli duket se ka lënë pak më në fund dëmtimin që e la jashtë fushave të lojës në javët e fundit dhe do të jetë në dispozicion të trajneri të Empolit për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit.
Futbollisti shqiptar është një nga elementët kyç të kësaj skuadre dhe mungesa e tij ka përkuar me një kolaps të mirëfilltë në fazën mbrojtëse të ekipit që tashmë ka rrëshqitur në zonë e ftohtë të klasifikimit në Serinë A. Këtë e theksoi edhe trajneri Roberto D’Aversa, në konferencën e sotme për duelin.
“Ismajli duhet të jetë pjesë e të grumbulluarve, pastaj do të vendosim minutazhin dhe nëse do ta nisë nga fillimi. Për ne, është një lojtar shumë i rëndësishëm, mungesën e të cilit e kemi ndjerë”, theksoi D’Aversa para mediave.