Ismajli mund t’i bashkohet Rrahmanit te Napoli

17 maj 2024 | 13:41

Adrijan Ismajli mund t’i bashkohet Napolit në sezonin e ardhshëm. Vetë lojtari, kur u pyet pak kohë më parë mbi këtë hipotezë, ngriti supet duke lënë të kuptojë se nuk ishte në dijeni, pavarësisht se ndërmjetësi i tij, Serxhio Mezi theksonte se palët jo vetëm që kanë vendosur kontakte për janë në një fazë të avancuar.

Pavarësisht lëndimeve, Ismajli zhvilloi një sezon si protagonist me Empolin, nga lojtarët më të mirë, për më tepër qendërmbrojtësi kuqezi ka një kosto të ulët. Ismajli do të formonte një dyshe shqiptarësh në qendër të mbrojtjes së bashku me Amir Rrahmanin. Sigurisht për merkaton dhe për emra konkret, do të flitet më qartë pasi Napoli të vendos se kush do të jetë trajneri në sezonin e ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe zyrtarisht Kosova nuk do të jetë në agjendën e…