Ismajli nuk largohet nga Kosova  

09 maj 2018 | 17:12

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri e ka takuar futbollistin e Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli dhe menaxherin Enver Raça.

Gjatë këtij takimi futbollisti Ardian Ismajli ka konfirmuar se edhe në ardhmen do t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës. Në këtë mënyrë janë hequr të gjitha dilemat që ishin ngritur kohë më parë se Ismajli mund t’i bashkohet Shqipërisë.

Ismajli ka qenë lider i Kombëtares së Kosovës U21 në ndeshjet për kualifikimet e Evropianit 2019, ku ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme. Ai ka treguar formë të mirë edhe në skuadrën kroate.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj rrjetit të organizatave joqeveritare…