Ismajli: Pavarësisht rënies së rasteve aktive me Covid në Gjilan, duhet të ruhemi nga virusi

12 shkurt 2021 | 11:32

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin të premten për vlerësimin e situatës së pandemisë në dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli ka thënë se rënia e numrit të rasteve aktive me Covid-19 në Gjilan, nuk lejon komoditet, pasi virusi ende gjendet në mesin tonë dhe ka potencial të madh infektues.

Në emër të Komitetit, Ismajli u ka bërë apel ndaj qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime, që t’u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 1 0263 mostra, 3 529 kanë rezultuar pozitivë, 3 335 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 86 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë dhjetë persona dhe 232 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e Ujësjellësit ka njoftuar se si pasojë e reshjeve…