Ismajli pjesë e formacionit të javës në Seria A

23 gusht 2022 | 15:39

Portali i njohur i futbollit “Goal.com” e ka publikuar formacionin e javës në kampionatin italian. Pjesë e formacionit për javën e dytë është edhe një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin nga Kosova, Ardian Ismajli, i cili bëri paraqitje superiore për Empolin, duke ia mohuar golin Fiorentinës në fundjavë, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 0-0.

“Empoli arriti ta përballojë sulmin total të Fiorentinës edhe falë murit të ngritur nga mbrojtja e tij. Në mesin e të shumtëve bie në sy performanca e Ismajlit, i cili i lejoi shumë pak hapësira Joviçit dhe më pas e mbajti peshën kryesore të repartit kur bashkëlojtari i tij, Luperto, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 66-të. Në 99 minuta lojë, shqiptari ishte providencial, edhe kur largoi një goditje nga Duncan me portën e pambrojtur”, e ka përshkruar “Goal.com” paraqitjen e përfaqësuesit shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…