Ismajli pret drejtuesit e policisë së Shtimes, flasin për sigurinë
17 janar 2018
| 14:58
Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka pritur në takim drejtuesit e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës nga Ferizaj të udhëhequr nga drejtori, kolonel Gazmend Hoxha.
Fillimisht Hoxha e ka uruar Ismajlin për mandatin e radhës në krye të komunës së Shtimes.
Më tutje, zyrtarët policorë janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar në çdo segment me komunën e Shtimes, me qëllim të rritjes se nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e kësaj komune.