Ismajli refuzon dy oferta nga Rusia
23 janar 2024
| 13:04
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli ka refuzuar dy oferta nga skuadrat ruse vetëm e vetëm për të qëndruar tek Empoli.
Gazetari i njohur italian Nikolo Shkira ka raportuar se Empoli ka marrë një ofertë për Ismajlin nga Lokomotiva e Moskës, derisa emrin e skuadrës së dytë nuk e ka bërë të ditur.
Ismajli në verën e vitit 2020 u transferua nga Hajduk Spliti në Kroaci te Spezia. Pas një sezoni te Spezia, ai kaloi tek Empoli. 27-vjeçari është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë dhe pritet të jetë titullar në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
/Epoka e re/