Ismajli: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin

04 dhjetor 2023 | 16:44

Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë në mediet kroate, në të cilën ka folur për shortin e grupeve të Evropianit të Gjermanisë.

Një periudhë të gjatë e kaloi te Hajduku në Kroaci dhe aktualisht është pjesë e Serisë A me Empolin. Për këtë arsye lojtari kuqezi është shprehur se dëshiron që Kroacia dhe Shqipëria të kalojnë më tej.

“Unë mendoj se ne do të marrim një rezultat të mirë në Evropian pavarësisht grupit sesa i fortë është. Nëse më pyesni mua, dua Kroacinë dhe Shqipërinë që të kalojnë më tej. Kroacia është e fortë, duke filluar që nga portieri, sulmues, veçanërisht mesfusha, Modriq, Kovaqiq, Brozoviq dhe Guardiol. I vetmi dyshim është se në çfarë forme do të jetë Perisiqi”, ka thënë Ismajli.

“Ne? Nëse do të kemi Jasir Asanin në formën e tij më të mirë, do të jetë fantastike. Kemi një ekip shumë të organizuar, Berisha, Gjimshiti, Bajrami, Seferi, Ramadani, Muci, Asllani, Hysaj dhe Cikalleshi me Uzunin që kanë qenë këtu në Kroaci”, ka deklaruar Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e hënë) Forcat e Armatosura Shqiptare festojnë 111-vjetorin e…