Ismet Beqiri i kthehet Kuvendit të Kosovës
02 qershor 2020
| 21:37
Ish-deputeti i disa legjislaturave të kaluara, Ismet Beqiri, pritet ta zë prapë ulësen e deputetit të Kuvendin e Kosovës, dhe kjo falë përbërjes së qeverisë së re.
Pasi janë propozuar për ministria tre deputetët aktualë të LDK-së, Armend Zemaj, Arban Abrashi e Driton Selmanaj, e që pritet të votohen nesër, atëherë ata do t’i lëshojnë karrigen e tyre në Kuvend.
E, në vend të tyre, do të vijnë tre deputetë të tjerë, të cilët sipas numrit të votave në zgjedhjet e 6 tetorit, pasojnë në listë.
Këta janë: Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi.
Siç dihet, nesër në orën 11:00 do të nisë seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë Hoti.
(S.Z / Epoka e re)