Ismet Beqiri: LDK-ja do të bëhet sërish partia kryesore në vend
Nënkryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri, ka thënë se humbja e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit do të ndikojë në ngritjen e kësaj partie.
Beqiri ka theksuar se Lidhja Demokratike do të bëhet sërish partia kryesore në vend.
“Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet. Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses. LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Në mënyrë që të ngritet përsëri nga hiri i tij, Feniksi së pari duhet të digjet.
Lidhja Demokratike do të punoj fort që rënien, thyerjen e dështimin ta kthej në forcë, punë e sukses.
LDK do të ngritet sërish në vendin që i takon, si partia kryesore dhe më serioze në vend.
Ju falenderoj të gjithë ju që shpresën e shihni ende tek ne, dhe ky besim i juaji zotohem se do shndërrohet në punë e vullnet për të ardhmen e ndritur të LDK-së e gjithë Kosovës.
Kjo është një shans e re, që të ngritemi si Feniks.