Ismet Beqiri rizgjedhet kryetar i LDK-së në Kodrën e Trimave

20 qershor 2019 | 23:39

Të enjten është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Degës së parë të LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Kryetar i kësaj dege u rizgjedh Ismet Beqiri me 88 vota pro dhe asnjë kundër.

“Falenderoj delegatët për përkrahjen unanime të tyre,(88 vota), për besimin e dhënë në rrugëtimin tonë mëtejmë të përbashkët”, ka shkruar Ismet Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Anëtaresia dhe veprimtarët e LDK-së të Kodrës së Trimave janë burim frymëzimi për punën time”.

“Edhe ky Kuvend, delegatët e tij, ua mbyllen gojën gjithë dashakqinjëve, Dega e I-rë e LDK-së, mbetet bastion i fuqishëm. Është nder, privilegj dhe përgjegjësi me qenë me këta qytetarë të mrekullueshëm të Kodres së Trimave. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në shërbim të tyre”, ka shkruar Ismet Beqiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, u ka…