Ismet Beqiri s’do të jetë më kryetar i Degës I të LDK-së
Dega e I-rë e LDK-së Kodra e Trimave Prishtinë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor.
Pas 33 vitesh në kryesi të degës, prej tyre 12 vite Sekretar dhe 5 mandate apo 21 vite kryetar i kësaj dege, sot Ismet Beqiri nuk ishte kandidat për kryetar.
Kryetare e degës u zgjodh Donjeta Dragusha, ekonomiste e diplomuar.
“E falenderoj kryetarin z. Lumir Abdixhiku për pjesëmarrje në Kuvend dhe për vlerësimin e tij për mua dhe degën e I-rë për rezultatet e shkëlqyera për shumë vite. Ishte nder, privilegj dhe përgjegjësi e imja e madhe, të udhëheq për kohe të gjatë këtë degë të mrekullueshme. I falenderoj të gjithë përkrahesit e mi, votuesit e mi, qe për shumë vite, mbi 2 dekada ma besuan udhëheqjen e degës më të mirë të LDK-së”, ka shkruar Beqiri në “Facebook”.
Ai i ka uruar suksese Dragushës.
“Edhe pse e re në moshë, ajo për shume vite është aktiviste e LDK-së degës tonë, ish kryetare e Forumit rinor, njëherit asambleiste aktuale e Komunës së Prishtinës. Me këtë rast i uroj suksese dhe do ta ketë përkrahjen time të plotë”, ka shkruar Beqiri.