Ismet Beqiri: Zgjedhjet mbahen sivjet

14 korrik 2019 | 12:17

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, është shprehur i bindur se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen sivjet.

Ai ka thënë se shtatori është fillimi i fundit i Qeverisë Haradinaj, derisa vjeshtën e ka parë si afatin e duhur për zgjedhje.

Në një intervistë për “Kosovapress”, Beqiri ka folur për përgatitjet e mocionit të votëbesimit për Qeverinë dhe incidentet brenda kuvendeve zgjedhore të LDK-së.

Mocioni i mosbesimit për Qeverinë Haradinaj, i iniciuar nga partitë  opozitare në vend, ende nuk i është dërguar Kuvendit të Kosovës.

Megjithë deklaratat e vazhdueshme të partive opozitare, se duhet shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, meqë kjo qeveri nuk mund të udhëheqë më me vendin, ende nuk ka veprime konkrete për rrëzim të saj.

Sipas Ismet Beqirit, duhen vota shtesë për mocionin e mosbesimit, të cilat shpreson se do të sigurohen në shtator.

Për Beqirin, është e habitshme kur të tjerët deklarojnë se nuk e rrëzojnë Qeverinë Haradinaj me votat e Listës Serbe.

Ai ka kujtuar kohën kur e njëjta qeveri ishte krijuar duke i pritur deputetët e Listës Serbe për votim. Beqiri ka thënë se të gjitha qeveritë do të zgjidhen me votat e atyre që janë deputetë.

Pavarësisht kësaj, Beqiri ka theksuar se nuk përgatisin mocion me shpresat në Listën Serbe ose në ndonjë marrëveshje me ta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë problemeve që kishin punëtorët e Pallatit të Rinisë…