Ismet Hebibi përsëri do pozitën e presidentit, thotë se s’do fare rrogë (Video)
20 dhjetor 2019
| 23:55
Dëshira për t’u bërë president i vendit nuk i është venitur.
Oftamologu nga Juniku, Ismet Hebibi që më 2016, e vetëshpalli kandidaturën, thotë se këtë detyrë do ta ushtronte pa pagesë.
Por, derisa zgjedhja e presidentit është punë pazaresh midis partive, ky e ka një ofertë për Isa Mustafën, partinë e të cilit e votoi në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Jam në gjendje tokën edhe pasurinë time ta shes dhe t’i jap Mustafës pagën e presidentit sa të jetë gjallë vetëm ta bëjë koalicionin”, ka thënë Hebibi, transmeton Klan Kosova.
Hebibi thotë se asnjë kandidat i propozuar nga partitë nuk ka sukses nëse nuk zgjidhet nga vota e popullit.