Ismet Nura kërkon ndihmë, i duhen 17 mijë euro për operim
Ismet Nura, me banim në Fushë Kosovë, ka nevojë për ndihmë për t’u shëruar.
50-vjeçari jeton me ndihmë sociale nga shteti dhe ka thënë se edhe shtëpia ku banon nuk është e tij.
Ismetit i duhet të operohet për ta hequr shpretkën, ndërsa para kësaj ai duhet t’i nënshtrohet një sërë analizave dhe terapive që janë goxha të kushtueshme e të papërballueshme për të dhe familjen e tij.
17 mijë euro është shuma që këtij ish-punëtori të ndërtimtarisë i nevojitet për ta vazhduar jetën para, meqë përveç problemit të lartcekur, ai vuan edhe nga diabeti, i cili, siç thotë, i është shfaqur pas terapive të shumta që kishte marr për një kohë të gjatë.
Siç ka deklaruar ai për “klankosova.tv”, operacionin duhet ta bëjë në Shkup meqë në vendin tonë ka një vit që është në listën e pritjes.
Më poshtë janë informatat e tij për të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë:
ISMET NURA
Tel: 044-765-383
Numri i llogarisë bankare: 1501050002447773
Raiffeisen Bank
SWIFT code: RBKOXKPR
IBAN: XK05