Ismet Sylejmani pret në takim në Prishtinë, ministrin e Ekologjisë Sadulla Duraku
Ismet Sylejmani ka pritur të hënën në takim në Prishtinë, ministrin e Ekologjisë të Maqedonisë, Sadulla Duraku.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar për këtë takim, që është zhvilluar në zyrat e firmës “Vatani”.
Postimi i plotë i tij:
Çaste të veçanta me ministrin e Ekologjisë të Qeverisë së Maqedonisë, shokun e mikun tim të nderuar Sadulla Duraku dhe ish-ministrin e Pushtetit Lokal të Qeverisë së Maqedonise e shefin e kabinetit të z. Duraku, mikun e nderuar Lirim Shabani!
Ishte kjo një vizitë që na bën të nderuar dhe na e rritë edhe më shumë miqësinë dhe respektin e ndërsjellë!
Është kënaqësi e madhe dhe moment madhore kur pret në vendin e punës figurën e shquar të çështjes kombëtare dhe komandantin e ditëve të para të themelimit e të fillimit të luftës së UÇK-së në Maqedoni, prof. e nderuar të edukimit të gjeneratave të suksesshme shqiptare që barten mbi supet e tyre luftën çlirimtare dhe ndërtimin e vendit pas lufte dhe udhëheqin me sukses me popullin shqiptar në Maqedoni!
Selia e firmës Vatani, Prishtine 8 shtator 2018!