Ismet Temaj zgjedhet rektor i Universitetit të Prizrenit
14 maj 2019
| 13:48
Me votim unanim të anëtarëve të Këshilli Drejtues në mbledhjen e sotme, Ismet Temaj është zgjedhur rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Temaj nga viti 2001 ka punuar profesor në shkollën “Xhevdet Doda”, ndërsa nga viti 2004 profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ku ishte edhe shef i programit.
Ndërsa që nga themelimi ka punuar profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Prej vitit 2012 deri 2018 ka ushtruar edhe funksionin e dekanit në Fakultetin e Edukimi në këtë universitet.
Nga fundi i vitit të kaluar është zgjedhur në pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit në UPZ-ja.
Në bazë të statutit mandati i rektorit është katër vjet, me mundësi rizgjedhje edhe për një mandat.