Isni Kilaj i quan gënjeshtra deklaratat e Fetah Rudit për UÇK-në
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isni Kilaj, ka komentuar intervistën e mbrëmshme të Fetah Rudit, deputetit të LDK-së, dhënë mbrëmë në televizionin T7 ku foli për luftën e UÇK-së dhe përmendi edhe emrin e Isni Kilajt.
Kilaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Fetah Rudi bëri një mal gënjeshtrash.
Sipas Kilajt, të vetëm gjë të vërtet që ai e tha, ishte ajo që nuk e kishte pranuar në njësit e UÇK-së.
“Mbrëmë Fetah Rudi në T7 bëri një mal gënjeshtrash. Të vetmen gjë të treguar drejtë ishte ajo se unë Isni Kilaj Ko.i N.O. “Lumi” të UÇK-së nuk e paskam pranuar në Njësit. E vërtetë, nuk e kam pranuar sepse nuk ka qenë i denjë për të veshur uniformën e çlirimtarit! Koha tregon se ai për pak ditë dezertoi nga lufta. Sot i nxitur nga tutorët e tij që e bënë deputet të Parlamentit të Kosovës gënjen opinionin dhe vjellë vrer për luftëtarët e lirisë! Marre!”, ka shkruar Kilaj.
/Epoka e re/