Isni Kilaj, kandidat për deputet i koalicionit AAK-NISMA+
09 tetor 2024
| 21:29
Ish-kryetari i komunës së Malishevës, Isni Kilaj ka konfirmuar përmes llogarisë së vet në “Facebook”, se do të jetë kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma+, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kilaj e ka bërë publik edhe slloganin që do të përdoret gjatë fushatës zgjedhore.
Njoftimi i plotë i Kilajt:
“Bashkë ia dalim” është sllogani që do përdorim në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme! Sot e mblodha Shtabin Zgjedhor! Unë do jem kandidat për deputet me koalicionim AAK-NISMA +. Malisheva do të unifikoj votat për të dërgu përfaqësues të saj në Parlamentin e Kosovës! Na priftë e mbara!