Isni Kilaj lutet për shërimin e Ragip Begajt nga Covid-19
Ish-kryetari i komunës së Malishevës, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, Isni Kilaj pasi është informuar se kryetari i komunës Ragip Begaj është i prekur me Covid-19, i ka deshiruar shërim sa më të shpejt dhe kthim në jetën normale.
“Unë isha bashkë me Ragipin në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të vendit. Sot jemi opozitar në politikë por mbetemi shokë në përjetësi, sepse shumë gjëra na bashkojnë! Nga zemra i uroj shërim të shpejtë, kthim te familja si dhe në drejtimin e Komunës si Kryetar i zgjedhur nga qytetarët” ka shkruar Kilaj.
Postimi i plotë i Kilajt në “Facebook”:
Të dashur miq, të dashur qytetarë të Komunës Malishevë; sot u informova se Kryetari i Komunës Z. Ragip Begaj po qëndron i shtruar në QKUK i prekur nga Covid 19. Unē lutem për shëndetin dhe shërimin e shpejtë të tij. Unë isha bashkë me Ragipin në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të vendit. Sot jemi opozitar në politikë por mbetemi shokë në përjetësi, sepse shumë gjëra na bashkojnë! Nga zemra i uroj shërim të shpejtë, kthim te familja dhe në drejtimin e Komunës si Kryetar i zgjedhur nga populli! Shërim të shpejtë miku im!