Isni Kilaj niset për në Hagë, do të intervistohet nga Specialja
08 dhjetor 2019
| 12:53
Zëvendësministri në detyrë i Diasporës dhe ish-eprori i UÇK-së, Isni Kilaj është nisur të dielën për në Hagë ku do të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
Lajmin për udhëtimin në Hagë e ka bërë me dije Kilaj në Llogarinë e vet në “Facebook”.
“Rrugës për Hagë! Ju faleminderit për mbështetje!”, ka shkruar Kilaj.