Isniqi i Deçanit i jep mbështetje Hadergjonajt dhe Grabovcit në garën për deputetë

28 shtator 2019 | 11:05

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Adem Grabovci, së bashku me kandidaten për deputete, Safete Hadergjonaj, kanë takuar banorët e fshatit Isniq të Deçanit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.

Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kanë marrë mbështetje për kandidatët për deputetë, Safete Hadergjonajn dhe Valon Grabovcin.

“Në Isniq të Deçanit, mbështetja për PDK-në dhe Kadri Veselin kryeministër është e madhe.
Poashtu u ofrua mbështetje për kandidaten për deputete Safete Hadergjonaj si dhe kandidatin Valon Grabovci”, ka shkruar Grabovci.

https://www.facebook.com/559646990746471/posts/2705579919486490/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ditën e ka nisur…