‘ISP Broadcast’ shpërndanë 500 dhurata për fëmijë në Malishevë
Kompania që ofron shërbime të internetit dhe kabllovikut “ISP Broadcast” me seli në Malishevë, me pronar Qëndrim Kryeziun, ka shpërndarë 500 dhurata për fëmijë.
Këtë donacion, kompania e ka shpërndarë përmes Komunës së Malishevë, përkatësisht Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka falënderuar kompaninë “ISP Broadcast” për këtë donacion për festat e fundvitit.
“ISP Broadcast” ka zgjedhur që dhuratat të shpërndahen përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me qëllim që dhuratat të shpërndahen për fëmijët e veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë vdekur pas luftës, për fëmijët e nënave vetushqyese, pastaj për Handikos në Malishevë, shoqatën e verbërve dhe fëmijë të familjeve tjera në nevojë.