ISS: Rusia mund ta financojë luftën edhe për 3 vjet
Instituti për Studime Strategjike, një qendër e akuzuar nga Rusia se përfaqëson shërbimet sekrete britanike ka publikuar së fundmi një raport sipas të cilit Kremlini ka burime të kufizuara financimi për luftën në Ukrainë.
Sipas këtij instituti, Rusia, e cila aktualisht shpenzon 1/3-n e buxhetit të mbrojtjes për armë, municione dhe trupa në Ukrainë, do të jetë në gjendje të vazhdojë këtë politikë edhe për tre vjet.
“Duke bërë kështu, ajo do të sakrifikojë cilësinë për sasinë”, citohet drejtori i Përgjithshëm Bastian Giegerich.
Po kështu, lufta në Ukrainë ka nxitur një shpenzim global për mbrojtjen, kryesisht nga rivalët e Rusisë. Në vitin 2023, buxheti i Mbrojtjës u rrit me 9% dhe arriti në 2.2 trilionë dollarë, gjysma e të cilave i takon vendeve të NATO-s.