Istog, bie nga traktori vdes aksidentalisht një person

25 korrik 2023 | 10:20

Një person ka vdekur në Istog të hënën pasi ka rënë aksidentalisht nga traktori.

Sipas mjekut kujdestar viktima pasi që është pranuar ne spital ka ndërruar jetë. Ndërkohë që mësohet se i ndjeri është 74 vjeçari, Haxhi Sefë Gjocaj që humbi jetën pas aksidentit me traktor dje në Istog

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES/Istog  24.07.2023 – 12:20. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë në traktor i njëjti ka rënë aksidentalisht nga traktori me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Sipas mjekut kujdestar viktima pasi që është pranuar ne spital ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës ju lirohet familjes për ceremoni të varrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati një e katërta e fuqisë punëtore zvicerane ka më…