Istogasi i dehur rrah gruan dhe djalin, më pas i largon nga shtëpia
27 tetor 2024
| 10:06
Një person në Istog i dehur, dje ka rrahur e ofenduar bashkëshorten e tij, ndërsa djali i tyre ka ndërhyrë për ta larguar.
I dyshuari ka kërcënuar të dy dhe më pas i ka larguar nga shtëpia.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Istog / 26.10.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur, e ka fyer e ofenduar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare duke e goditur me grushte, ndërsa djali i tyre ka ndërhy për t’i larguar, por i dyshuari duke i kërcënuar të dy i kishte larguar nga shtëpia. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, huhet në raportin e policisë.