
Istogu ‘blindon’ Aurorën dhe Blertën
09 korrik 2019
| 13:47
Dy portieret e reprezentacionit të Kosovës, Aurora Shehdadi dhe Blerta Ahmetxhekaj kanë vazhduar kontratat edhe për dy vite të tjera me skuadrën më të mirë në vend, kampionen dhe fituesen e Kupës së Kosovës, KHF Istogu.
KHF Istogu do të bëjë garë sërish në Evropë dhe synim e ka krijimin e një skuadre stabile.
Klubi i Istogut ka njoftuar se shumë shpejt do të zyrtarizohen përforcimet nga jashtë.
/Epoka e re/